Obama, thirrje ligjvënësve: Unitet kombëtar

May 3, 2011 | 10:07

Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka bërë thirrje ligjvënësve, që të vazhdojnë në frymën e unitetit kombëtar, pas vrasjes se Osama bin Ladenit.

Në një darkë për liderët e Kongresit, mbrëmë vonë, presidenti Obama tha se vendi po e përjeton të njejtin lloj të bashkimit, që kishte ndodhur pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tha se bota është një vend më i mirë pas vdekjes së liderët të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Ndërkaq, duke folur në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se kjo ishte ditë e mirë për vendin dhe se Shtetet e Bashkuara e mbajtën zotimin që drejtësia të shkojë në vend.

“Sot na përkujtohet se nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë si komb kur punojmë së bashku, dhe kur e kujtojmë ndjenjën e unitetit që na përkufizon si amerikanë”, tha Obama, cituar nga Rel.  

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton tha se porosia për talibanët mbetet e njëjtë.

“Nuk na mundni dot, por mund të zgjidhni të braktisni Al Kaidën dhe të merrni pjesë në procesin politik paqësor”,
tha Klinton.

© Panorama.al

Te lidhura