Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut, dosja e të cilës u bë publike një ditë më parë.
Berisha tha se Tuneli i Llogarasë është aferë e madhe korruptive, ndërsa theksoi se mesazhet që ajo shkëmben me Evis Berberin për Tunelin e Llogarase tregon se “ajo është në terror”.
Kryedemokrati tha se dosjet e zyrtareve të mazhorancës “janë sa mali i Dajtit”, ndërsa paralajmëroi protesta, që siç është shprehur më herët gjatë ditës do te nisin shume shpejt.
“Mjafton të lexoni mesazhin që Lubi Balluku i dërgon Evis Berberit ku tregon terrorin e saj shpirtëror, i thotë ‘jeta ime varet nga ti’. Se ka porosi nga Ramaduro, ‘o tunelin do të qërohesh’. Dosjet janë sa mali i Dajtit, duhet të dalim në shesh, të protestojmë”, tha nder te tjera Sali Berisha.
© Panorama.al











