VIDEO/ Kina goditet nga një tërmet i fuqishëm, raportohet dhe për viktima e të plagosur! Shikoni pamjet

Jun 16, 2026 | 14:28

Kina është goditur sot (16 qershor) nga një tërmet i fuqishëm.

kine

Autoritetet dhe mediat informuan se një tërmet me magnitudë 6.3 ballë goditi provincën Qinghai në veriperëndim të Kinës, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur katër të tjerë.

Mediat cituan edhe shërbimet e emergjencës, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme.

kine termet

Tërmeti goditi një zonë me lartësi të madhe në Qarkun Haixi, Qinghai, në një thellësi prej 10 kilometrash në orën 5:06 pasdite me orën lokale, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës.

Mediat shtetërore raportuan se të gjithë punëtorët në minierat e qymyrit pranë epiqendrës së tërmetit janë evakuuar dhe janë zhvendosur në vende të sigurta dhe se autoritetet po vazhdojnë të kërkojnë viktima të mundshme dhe të regjistrojnë dëmet.

© Panorama.al

Te lidhura