“O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, “Mall”- Pazaret e oficerit të Anti-terrorit me trafikantin për drogën: “A janë gjë, i ke provu ti?”, “Jo, po me than është i mire”

Nov 29, 2025 | 9:45

Panorama.al ka zbardhur komuniket e kryera nga oficeri i Anti-Terrorit, Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit të koduar SkyECC ku dyshohet se flet me trafikantë, sipas dosjes së SPAK, për  blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.

igli haxhiaj droge skyecc`

Në komunikim me një prej anëtarëve të grupit kriminal, Igli Haxhiaj bën pazare droge dhe flet për cilësinë e lëndës narkotike.

“O boso, ca o kjo me, e bukur duket”, i drejtohet ia bashkëbiseduesit, ndërsa ky i fundit i përgjigjet, “Mall”.

Më pas flasin për çmimin, ku oficeri i arrestuar shprehet: “37 po deshe…”, ndërsa anëtari i grupit shprehet “jo vlla me 37 e marrim”.

Pjesë nga dosja:

Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.

igli haxhiaj droge skyecc (2) igli haxhiaj droge skyecc (3)

Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:

I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket

CXQD1I: mall ketu 38….

I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…

CXQD1I: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa

Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.

igli haxhiaj droge skyecc (1)

CXQD1I : Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash

I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti

CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.

I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.  

© Panorama.al

Te lidhura