KORÇE – Nis në Gjykatën e Korçës procesi gjyqësor për babanë tutor, i cili ka detyruar të kryejnë marrëdhënie me të rritur dy vajzat e tij minorene për vite me radhë. Në këtë seancë të parë, gjykimi ka përfshirë edhe 4 persona të tjerë, të cilët në vitin 2004 kanë kryer marrëdhënie me të miturat, përkatësisht 8 dhe 10 vjeç kundrejt pagesës. Gjykimi për 51-vjeçarin Pëllumb Mollaj ka nisur mbi bazën e akuzës së ngritur nga prokuroria për shfrytëzim prostitucioni të dy të miturave, të cilat janë vajzat e tij. Seanca e parë gjyqësore për këtë çështje është zhvilluar me dyer të mbyllura, për shkak të çështjeve të moralit të cilat preken, si dhe pse njëra nga vajzat vijon të jetë e mitur, pavarësisht se rasti i përket vitit 2004. Mungesa e avokatëve për 4 prej të pandehurve, ka bërë që të kërkohet shtyrja e seancës gjyqësore deri në caktimin e mbrojtësve nga ana e Dhomës së Avokatëve për të akuzuarit. dh.d











