Fratini,Lambrinidis:Bashkim kombëtar për në BE

Sep 12, 2011 | 14:47

TIRANE- “Ka ardhur koha për bashkim kombëtar në rrugën tuaj drejt BE-se”.

Ky ka qene mesazhi i dhene per Shqiperine dhe klasen politike, nga Ministrii i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis, ne perfundim te vizites ne vendin tone dhe pas takimeve me kreret e larte te vendit.

Sipas ministrit greke, tashmë që kuvendi ka nisur punën, fokusi i politikanëve duhet të jetë në 12 kriteret. “Reforma zgjedhore, reformën për të drejtat e njeriut, minoriteteve, lufta ndaj krimit të organizuar, rritja e transparencës janë vetëm disa nga 12 kriteret që duhet të plotësohen dhe ne jemi të kënaqur që i kemi parë që janë dhe fokusi i palës shqiptare”- tha ai, duke dhene mbeshtetjen e plote per integrimin e Shqiperise.

Sipas tij, procesi është e vështirë, për të ka nevojë për përgatitje rigoroze, bashkëpunim mes forcave politike, konsensus. “Ne ju garantojmë se ne në këto reforma do të jemi në anën tuaj dhe do të mbështesim në përpjekjet tuaja që të arrini ëndrrën tuaj dhe ëndrrën tonë”- tha ai.

Nderkohe Fratini ne fjalen e tij, duke garantuar te nejten mbeshtetje ka theksuar se eshte koha e venies se premtimeve ne jete.

“Interesi kombëtar duhet të bëhet objektivi kryesor për Shqipërinë. Funksionimi i duhur i parlamentit dhe ekuilibri mes forcave politike. Ne kemi folur për angazhimin politik e kemi ridëgjuar, është rikonfirmuar në takimet tona, por pa u pasqyruar në veprime dhe jo vetëm me fjalë nuk do ketë asgjë pozitive në raportin e ardhshëm të KE-se”- tha Fratini.

Takimi me Haxhinaston

Mbeshtetje per integrimin e vendit ne BE dhe apel per agazhimin serioz te paleve per reformat qe duhet te plotesohen. Ky ka qene mesazhi i Ministrit te Jashtëm italian, Franko Fratini dhe atij grek, Stavros Lambrinidis gjate takimit me homologun shqiptar, Edmond Haxhinasto.

Gjate takimit, Haxhinasto ka theksuar se Shqipëria është e angazhuar plotësisht për axhendën  integrimit. Sipas tij, vendi ynë ka bërë progres të gjithanshëm në rrugët drejt Bashkimit Europian.

Vizita e diplomateve

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe ai grek, Stavros Lambrinidis e kane nisur viziten e tyre ne Tirane me nje takim me ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto, njeheresh numri dy i qeverise.

Mësohet se qëllim i vizitës së tyre është nxitja e dialogut politik në Shqipëri.

Dy ministrat e jashtëm do të takohen me drejtuesit më të lartë ne vend, Presidentin, kryeministrin dhe liderin e opozites. Gjate takimeve ata do te shoqerohen edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Etore Sekui.

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan në një deklaratë të një dite më parë me rastin e nisjes së sesionit të ri parlamentar, u ka bërë gjithashtu thirrje deputetëve të parlamentit  shqiptarë, që të jenë pjesë e një dialogu konstruktiv për të ardhmen e vendit.

© Panorama.al

Te lidhura