PUKË- Humb jeten i zene poshte nga nje ndertese e vjeter, teksa rremonte per nxjerrje skrapi. Ngjarja e rende ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne fshatin Mzi te rrethit te Pukes.
Sipas te dhenave te para te policise sqarohet se viktima eshte identifikuar si shtetasi Gjin Muslia, 58 vjec. “Ky shtetas ka humbur jeten ne menyre aksidentale, brenda rrenojave te nje ndertese te vjeter, e cila eshte shembur duke e zene brenda”- thone burimet policore.
Ai eshte diktuar nga kalimtare, te cilet kane konstatuar shembjen e nderteses dhe kane njoftuar policine. Pas nderhyrjes se forcave policore trupi i viktimes eshte nxjerre jashte, por cdo lloj ndihme per te ka qene e kote, pasi ai kishte nderruar jete.











