Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë pretendimet se procesi i hapjes së kutive për numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara, ishte selektiv.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i KQZ-së, Leonard Olli tha se procesi ka qenë gjithëpërfshirës dhe se KQZ e ka bazuar shqyrtimin e këtyre votave mbi dokumentacionin zgjedhor dhe kërkesave e dokumenteve të KZAZ-ve.
Olli shpjegoi se procesi ka qenë transparent dhe gjithëpërfshirës pasi çdokush ka patur mundësinë që ta shohë nëpërmjet televizionit që hapej kutia dhe më pas numëroheshin fletët që gjendeshin brenda.
Ai tha se komisioni ka qenë dhe mbetet i vendosur që të numërojë çdo votë.
© Panorama.al











