Nuk merrte pjesë në mbledhjet e Grupit Parlamentar, Jorida Tabaku i bashkohet protestës! Në tubim edhe Alfred Rushaj

Feb 20, 2024 | 18:17

Në protestën e sotme të opozitës kanë marrë pjesë edhe deputetë apo edhe figura të tjerë të Partisë Demokratike që dikur kanë qenë mbështetës të Lulzim Bashës.

tabaku

Deputetja Jorida Tabaku edhe pse nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të thirrur nga Gazment Bardhi sot është parë në protestë.

Po ashtu në këtë tubim ka qenë edhe ish kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj si dhe Suzana Guxholli.

© Panorama.al

Te lidhura