“Nuk më ka marrë njeri me zor në këtë sfidë”- Gjikuria i përgjigjet Ramës: Jam biznesmen, dua të investoj kursimet e mia në vendlindje!

May 4, 2025 | 18:31

Kandidati për deputet i “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për Vlorën,  Petro Gjikuria i është përgjigjur deklaratave që kryeministri  Edi Rama bëri një ditë më parë në Sarandë.

MixCollage-04-May-2025-06-30-PM-821

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Petro Gjikuria i përgjigjet deklaratave të Ramës duke thënë se “Ti Edi ke 25 vjet që rron nga taksat e shqiptarëve”, teksa shpreh dëshirën e tij që të investojë në vendilndje kursimet e tij nga emigracioni.

Kujtojmë se dje Rama ironizoi kandidatin demokrat duke thënë: “Nëse duan një çyryk që të ketë rrypin e pantallonave të Vangjel Dules e dinë vetë pastaj”.

Në postimin e tij Gjikuria hedh poshtë ndër të tjera aludimet se ai është kuruar në psikiatri.

“Thonjtë i kam gjithmonë të prerë e te pastër, nuk kam trafikuar ikona, nuk jam kuruar asnjëherë në psikiatri dhe nuk kam nevojë të ngas rripin e askujt, as ti lëpihem njeriu për rroga në shtet dhe poste publike”, shkruan Petro Gjikuria në Facebook.

Postimi i plotë

Unë jam Petro Gjikuria nga Dhërmiu ! Nga internimi që me kishte dërguar lloji juaj, ika në emigracion.

Atje, me ndershmëri dhe me djersën time arrita të jem një biznesmen i suksesshëm. Nuk më ka marrë njeri me zor në këët sfide politike, nuk kam ardhur nga katakombet dhe urat e Parisit.

Thonjtë i kam gjithmonë të prerë e te pastër, nuk kam trafikuar ikona, nuk jam kuruar asnjëherë në psikiatri dhe nuk kam nevojë të ngas rripin e askujt, as ti lëpihem njeriu për rroga në shtet dhe poste publike !

Ti Edi, ke 25 vjet që rron nga taksat e shqiptarëve kurse unë kursimet e mia në emigracion dua ti investoj në vendlindje.

Shpresoj që deri atëherë të mos kesh shkatërruar gjithë Shqipërinë siç ke shkatërruar nëpërmjet betonizimit dhe vjedhjes vendlindjen time, Dhërmiun.

© Panorama.al

Te lidhura