Nuk kishte zgjedhje tjetër, Konseisao zyrtarizon vendimin për Mario Mitajn! Lideri i Kombëtares nuk surprizohet

Jan 22, 2026 | 17:57

Mario Mitaj është kthyer në llogaritë e skuadrës së Al Itihad, dhe për më tepër si titullar. Trajneri Konseisao e preferon sot nga minuta e parë në javën e 17 të kampionatit arab, pikërisht përballë Al Qadsiah.

mitaj konseisao

Sfida mes dy skuadrave do të nisë në orën 18:30. “Panorama Sport” e kishte paralajmëruar këtë ndryshim, ndërsa Konseisao ishte shigjetuar për zgjedhjet e mëparshme. Kështu edhe mbrojtësi shqiptar nuk mund të thuhet se është surprizuar.

Mitaj qëndroi për pesë ndeshje radhazi në tribunë, si asnjëherë tjetër ku nuk lidhej një dëmtim. E para ishte për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve, ndërsa katër të tjerat si zgjedhje teknike të portugezit.

Krahu i majtë sheh sërish Mitajn në fushë. Sinjale të mira edhe për Kombëtaren, pasi 22-vjeçari është titullar i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe mungesa e minutave u kthye në problem.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura