“Nuk kam plan ‘B’ vetëm për BE, për çdo gjë tjetër jam te “C”- Kërkesa e Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Rama: Ata që po bllokojnë projektin e Porto Romanos, i kanë bërë llogaritë gabim

Mar 9, 2026 | 11:41

Kryeministri Edi Rama teksa renditi projektit e mëdha infrastrukturore u ndal edhe tek projekti për Porto Romanon, për të cilën Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkoi rishikim te tenderit.

Në fjalën e tij para Grupit Parlamentar të PS,  Rama deklaroi se “e di se kush kërkon që të bllokojë këtë projekt, ndërsa theksoi se “vetëm për BE nuk ka plan B, për cdo gjë tjetër është tek C”.

Ai deklaroi se Porto Romano është një nga proceset me të ndërlikuara që qeveria ka bërë.

“Dua të them dy fjalë për Porto Romanon. Është një nga proceset me të ndërlikuara që ne kemi bërë. Është një plan strategjik që ka krijuar edhe xhelozi. Xhelozitë janë të zakonshme mes vendeve që janë në stade të caktuara zhvillimi.

Një proces shumë i sofistikuar me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut në botë për ndërtimin e infrastrukturës, një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, por i monitoruar nga konsulenti Royal Haskoning dhe armiqësi ndaj projektit.

Nuk do flas gjatë, por një gjë do ta them: Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk po lënë gurë pa luajtur për ta bllokuar projektin dhe ne i dimë kush janë. I kanë bërë llogaritë gabim sepse projekti do bëhet. Unë nuk kam plan B vetëm për Bashkimin Evropian, për çdo gjë tjetër jam të C”, tha Rama.

LEXO EDHE: Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë thirrje Qeverisë: Rishikoni tenderin për Porto Romanon! Projekti aktual është shumë i vogël për rolin strategjik të Shqipërisë

 

© Panorama.al

Te lidhura