“Nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim”- Agron Shehaj në Vlorë: Asnjë votë e Partisë Mundësia nuk ka për t’u prekur nga askush! Do të jemi çdo tavolinë numërimi

May 6, 2025 | 20:42

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, nga Vlora, është shprehur se nuk ka asnjë dyshim që në zgjedhjet e 11 majit do ia dalin, ndërsa thekson se “asnjë votë nuk ka për t’u prekur nga askush.”

shehaj

Shehaj tha se “për të gjithë ata që thonë se vota për Partinë Mundësia shkon dëm, e kanë tmerrësisht gabim.”

“U jap fjalën se me ata dhjetëra deputetë që do të ketë Partia Mundësia, nëse ne nuk bëjmë më shumës e çdo bëjnë të gjithë të tjerët në opozitë, unë ju ftoj të vini dhe të ma thoni në sy.”

Shehaj: Unë nuk kam asnjë dyshim që do ia dalim. Përkundrazi, mesa shoh do a  dalim shumë më shpejt se çmendoja. Në datën 11 maj, për të gjithë ata që thonë se do të vjedhim votat e Partisë Mundësia, do jemi aty në çdo tavolinë numërimi. Asnjë votë nuk ka për t’u prekur nga askush.

U bëj thirrje të gjithëve, kemi 1 mijë vëzhgues dhe kushdo që të bëhet vëzhguesi ynë, u ftoj të bëheni pjesë e jona për të mbrojtur votat tona.

Për të gjithë ata që thonë se vota për Partinë Mundësia shkon dëm, e kanë tmerrësisht gabim. U jap fjalën se me ata dhjetëra deputetë që do të ketë Partia Mundësia, nëse ne nuk bëjmë më shumës e çdo bëjnë të gjithë të tjerët në opozitë, unë ju ftoj të vini dhe të ma thoni në sy.

Për herë të parë shqiptarët e ndershëm do të kenë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë që nuk do t’i shesë.

 

© Panorama.al

Te lidhura