Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i tha anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e sotme se qeveria dhe kryeministri Edi Rama nuk ikin nga pushteti po s’u ngrit opozita.
Ai akuzoi edhe zv/kryeministren Belinda Balluku se është e përfshirë në skandale të mëdha dhe pezullimi për të ishte shumë pak, pasi duhet të arrestohej. Berisha tha edhe se kryeministri “është kapur prej fyti” nga zëvendësja e tij, për shkak të mesazheve dhe përgjimeve që ndodhen në dosjen penale të SPAK.
Kreu i selisë blu shprehu mbështetjen për drejtësinë dhe zbardhi detaje të tjera nga dosja, duke krahasuar edhe sjelljen e qeverisë socialiste ditët e sotme, me atë që drejtonte ai.
“Në rastin e tunelin e Llogarasë, Lubia, nuk ka hajdute tjetër kombi sesa ajo, por ajo ka firmos ato që i ka thënë ai, ndaj ky është i angazhuar për mbrojtjen. Iu ofrua, do të ndihmoj i tha, jo i tha, ta zgjidhë ai vetë i tha, jo, jo. E ka kapur për fyti ajo atë. Masa, çfarë pezullimi? Ai duhet të ishte arrestim. Ata e gjykuan në atë mënyrë, se ishte traumatike. Po më 2011, Ilir Meta, për një regjistrim të manipuluar 29 herë nga Rama dhe Filip Çakulli në zyrë, nuk priti drejtësinë, por bëri 21 janarin. Meta erdhi më 14 janar dhe dorëzoi dorëheqjen, shkoi si qytetar i lirë në Prokurori. Më tha në prokurori nuk shkoj si zv/kryeministër por si qytetar i thjeshtë. I thashë, do shkoj sipas standardeve, kush mund ta mbronte. Shiko ky se ç’bën tani!”, tha Berisha.
Më tej ai akuzoi kreun e qeverisë se nga frika se mos Balluku e dorëzon edhe atë, po e mbron me të gjitha mënyrat, siç bëri në Kushtetuese. Madje ai parashikoi se “Lubi Balluku” do e merrte me vete qeverinë e Ramës.
“Kurse ky i ka dalë garant, është 97 mln euro tuneli i Llogarasë, ai frikësohet se ajo e merr me vete, dhe ajo e merr me vete atë, koha do e provojë. A e patë, sot nxora vetëm një, jo për Llogaranë, me mesazhe, ia ka dhënë Rama thoshte, tenderat, me telefon”, vijoi ai.
Kryedemokrati denoncoi edhe skemën korruptive dhe kriminale të ndarjes së prokurimeve në lote dhe me rritje disa herë të fondeve.
“Lotet nga 4 mln euro janë bërë me 17 mln euro, janë ndarë. Pra jemi këtu, jemi në emergjencë, në provën e guximit tonë, nuk ikën ai, harrojeni, po s’u ngritëm ne, harrojeni. Do nisi me reformën, me 84 votat që na vodhi ne e me të tjera, por jo, ne do flasim. Por këtë herë beteja jonë është me sakrifica, me përballje, nuk mund të tërhiqemi. Jo, kjo është prova jonë e madhe”, tha Berisha.
© Panorama.al











