“Nuk i është përgjigjur Rama në telefon edhe do ta shtyjë”- Berisha publikon videon nga debati i Bardhit me Peleshin: Cakto datën për mbledhjen e radhës

Dec 19, 2025 | 17:26

Kreu i PD-së Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale nga momentet e fundit të mbledhjes së sotme në Këshillin e Mandateve teksa po diskutohej për imunitetin e Belinda Ballukut.

bardhi peleshi

Në video duket Gazment Bardhi teksa në fund të mbledhjes i kërkon Niko Peleshit, kreu të Kuvendit, të caktojë datën e mbledhjes së radhës së Komisionit të Mandateve për të shqyrtuar imunitetin e Ballukut, pasi seanca e sotme u shty, por Peleshi nuk caktoi një datë.

“Kur është mbledhje tjetër? Kur është?”, dëgjohet Bardhi të kërkojë llogari nga Peleshi.

Ndërkaq teksa ky i fundit largohet nga salla, Bardhi me ironi thotë: Nuk i është përgjigjur Rama në telefon dhe do ta shtyjë derisa të themi datën.

Bardhi shprehet se me firmat e deputetëve opozitarë mund të mblidhet sërish komisioni i Mandateve që nesër.

Video e Berishës:

Kryehajduti Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!
Sot, Niko Peleshi në një akt të pashembullt antikushtetues nuk i jep deputetëve, anëtarë të Komisionit të Mandateve, provat e prokurorisë që faktojnë vjedhjet e qindra-milionë eurove nga Rama, Balluku. Pas 6 orësh debate ai ndërpreu me urdhër të Ramës mbledhjen e Komisionit të Mandateve pa vendosur heqjen e imunitetit të Lubisë dhe duke mos lënë kohë tjetër për mbledhjen e Komisionit për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut.
Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin antikushtetues të fshehjes së provave të krimit dhe bllokimin e drejtësisë nga Edi Rama. Partia Demokratike i thotë Edi Ramës dhe Lubi Ballukut se asgjë në botë nuk ju shpëton ju nga ndëshkikimi ligjor i merituar për mega-vjedhjet tua

© Panorama.al

Te lidhura