“Nuk i besoj një qeverie ku ish-zv.kryeministrja merret e pandehur dhe SPAK kërkon arrestin”- Aktivisti i diasporës: Ka shumë arsye për të protestuar, e Brukselit do jetë e madhe

Jun 12, 2026 | 15:24

Aktivisti i diasporës Aleksandër Runaj ka deklaruar se protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama po mbështeten fuqishëm edhe nga shqiptarët jashtë vendit.

aleksander runaj proteste

Në një intervistë për News24, Runaj u shpreh se mobilizimi i diasporës është i paprecedentë dhe lidhet me pakënaqësi të thella sociale dhe ekonomike.

Runaj theksoi se diaspora ka organizuar protesta në disa qytete europiane, përfshirë Brukselin dhe Gjermaninë, ndërsa paralajmëroi pjesëmarrjen e tij edhe në protestën në Tiranë.

Ai ngriti shqetësime edhe për korrupsionin, duke deklaruar se nuk mund t’i besohet një qeverie në një kohë kur, sipas tij, drejtësia ka ndërmarrë hapa ndaj ish-zyrtarëve të lartë, përfshirë kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministres Belinda Balluku.

Aleksandër Runaj: Që në 16 maj kam denoncuar atë që po ndodhte në Zvërnec. Kjo ishte lëvizja ime e parë. Më pas situata agravoi dhe vendosa t’i bëj thirrje gjithë diasporës në rrjetet sociale, ku gjeta një reagim shumë aktiv. Bëmë kërkesë për një protestë në Bruksel, e cila ishte shumë e madhe. Kam qenë në protestë në Dortmund, do të jem në Këln, dhe këtë të shtunë do të zbarkoj në Tiranë.

Ata që kanë ikur, kanë ikur nga pamundësia. Kanë mall për të afërmit dhe familjen. Ne jemi 4 pjesëtarë të familjes të shpërndarë në 3 vende të ndryshme të botës. Kjo është një arsye shumë e fortë për të protestuar dhe për të ngritur zërin.”

Janë shumë pika për të protestuar. Unë vetë kam ngritur shqetësimet e mia. Nuk i besoj dot një qeverie ku ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është e pandehur dhe SPAK kërkon ta arrestojë.

© Panorama.al

Te lidhura