Lista e penalizimeve. Ministria: Ndjekje penale, nëse ligji vazhdon të shkelet
Më problematikët, qarku i Korçës e i Vlorës
Ministria e Mjedisit gjobit 43 kryetarë bashkish e komunash në gjithë vendin. Pas një kontrolli në terren, Ministria e Mjedisit pranon situatën problematike me pastrimin. Gjobat e vendosura variojnë nga 500 mijë deri në një milion lekë. Nga numri total i penalizimeve, 15 gjoba kanë marrë bashkitë, ndërsa pjesa tjetër u përket kryekomunarëve. Në rast se edhe pas kësaj mase administrative shkeljet do të vazhdojnë, ndaj krerëve të pushtetit vendor do të ketë deri edhe kallëzime penale.
“Ka qenë mosmenaxhimi i saktë i territorit në lidhje me mbetjet urbane, mosmenaxhimi i landfilleve të tyre, hedhja e mbetjeve urbane në brigjet e lumenjve, liqeneve, në akset e rrugëve nacionale. Të gjitha këto bashki e komuna do t’i paguajnë gjobat, sepse ligji citon saktë që Inspektorati i Mjedisit do të çojë të gjitha gjobat në Gjykatë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit, njësitë përmbarimore do t’i vjelin këto gjoba”, tha Ilir Bala, kryeinspektor në Ministrinë e Mjedisit.
Gjobat
Nga të dhënat që raportojnë autoritetet e Ministrisë së Mjedisit, qarku i Korçës ka dhe numrin më të madh të gjobave të vendosura. Përveç dy bashkive, asaj të Korçës dhe Leskovikut, janë gjobitur rreth 11 komuna në këtë qark. Të shumta kanë qenë gjobat edhe për qarkun e Vlorës. Janë gjobitur 3 bashkitë e bregdetit të Jugut dhe 4 komuna. Kontrollet nga Inspektorati i Mjedisit do të vazhdojnë në të gjithë territorin dhe do të merren masa administrative të dënimit me gjobë për të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore në territorin e të cilëve konstatohen paligjshmëri. “Për të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore që do të vazhdojnë moszbatimin e ligjit edhe mbas sanksioneve të vendosura do të behet kallëzim penal për ndotje të mjedisit, si dhe kërkesë pranë Këshillit të Ministrave për lirim nga detyra”, tha Bala.
Vërejtjet
Javën e kaluar, në një takim me kryetarët e komunave të Shqipërisë, Kryeministri Sali Berisha e cilësoi mjaft problematike menaxhimin e mbeturinave nga pushteti vendor. Sipas tij, çdo pushtetar duhet të marrë masa që në territorin të cilin administron të zbatojë me përpikëri ligjin e menaxhimit të mbetjeve. Problemet me pastrimin e territorit në vendin tonë janë bërë gangrenë prej vitesh. Plehra sheh në krah të rrugëve nacionale, në zonat turistike, në bregdet. Përveç mungesës së sensibilizimit nga qytetarët, vetë autoritetet që ligji i ngarkon për administrimin e këtyre mbetjeve nuk u kushtojnë vëmendjen e duhur. “Nuk do të ketë tolerancë më. Inspektorët tanë do të vijojnë punën për të evidentuar çdo rast të shkeljes së ligjit. Por pavarësisht kësaj u bëjmë thirrje edhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë vendgrumbullimet”, tha kryeinspektori i Mjedisit, Ilir Bala.
Gjobat per kryebashkiakët e kryekomunarët
Në qarkun e Lezhës.
Në Bashkinë Rrëshen, 700.000 lekë, në emër të kryetarit Ndue GegaNë Bashkinë Laç, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Artur Bardhi
Në komunën Kolsh, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Alfred Ndoi
Në komunën Balldre, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Zef Doçi.
Në qarkun e Gjirokastrës.
Në komunën Qendër ,Tepelenë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit të komunës Redi Rama.Në komunën Antigone, gjobë kryetarit në vlerën 500.000 lekë.
Në qarkun e Vlorës.
Në Bashkinë Orikum, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Gëzim Capoj.Në komunën Qendër, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Fredo Berberi .
Në Bashkinë Himarë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Gjergj Goro.
Në Bashkinë Vlorë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Shpëtim Gjika.
Në Bashkinë Sarandë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Stefan Çipa.
Në komunën Lukovë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Vladimir Kumi.
Në komunën Xarre, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Dhimiter Kote
Në qarkun e Shkodrës.
Në komunën Gruemirë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Lirim Nehani.Në komunën Ana e Malit është marrë masa administrative dënim me gjobë me vlerë prej 500.000 lekë, në emër të kryetarit Xhevat Mollca.
Në Bashkinë Pukë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Beqir Arifaj.
Në qarkun e Dibrës.
Në komunën Shupenzë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Mois Llani.Në komunën Maqellarë, 500.000 lekë, Bardhyl Agollit.
Në komunën Gjoricë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Vebi Xheka.Në qarkun Tiranë.
Në Bashkinë Rrogozhinë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Ndriçim Dushku.Në Bashkinë Kavajë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Elvis Roshi.
Në Bashkinë Kamëz, është marrë masa administrative 1.000.000 lekë, në emër të kryetarit Xhelal Mziu.
Në komunën Ndroq 1.000.000 lekë, në emër të kryetarit.
Në komunën Kërrabë , 1.000.000 lekë, në emër të kryetarit.
Në qarkun e Korçës.
Në Bashkinë Korçë, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Niko Peleshi.Në Bashkinë Leskovik, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Fatmir Guda.
Në komunën Vreshtaz, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Festim Adri.
Në komunën Liqenas, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Edmond Themelko.
Në komunën Mollaj, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Fredi Xhemo.
Në komunën Voskopojë, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Nexhip Bacelli.
Në komunën Qendër Bilisht, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Ramadan Hoxha.
Në komunën Miras, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Kryeart Sejdo.
Në komunën Progër, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Artur Agolli .
Në komunën Mollas, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Artur Nazarko.
Në komunën Hoçisht, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Ylli Cenkolli.
Në komunën Qendër Ersekë, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit Enton Cacani.
Në komunën Libonik, 1000.000 lekë, në emër të kryetarit z. Petrit Kupe.
Në qarkun e Beratit.
Në Bashkinë Çorovode, Skrapar, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Nesim Spahiu.Në Bashkinë Poliçan, Skrapar, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Adriatik Zotka .
Në Bashkinë Kuçovë, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Bardhyl Gjyzeli .
Në Bashkinë Ura Vajgurore, 500.000 lekë, në emër të kryetarit Syrja Ormenaj.
Ligji
Në nenin 62, të ligjit 1063, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, parashikohen sanksionet për pushtetin lokal. “Mungesa e kushteve dhe standardeve të menaxhimit të integruar të mbetjeve që krijohen brenda territorit të njësive të qeverisjes vendore, jo në përputhje me kërkesat e nenit 21, pika 12 e këtij ligji, ngarkon me përgjegjësi drejtuesit e këtyre njësive, të cilët dënohen me gjobë në vlerën nga 500 000 (pesëqind mijë), deri në 1 000 000 (një milion) lekë”, thuhet në ligj.
ZIRINA LLAMBRO
© Panorama.al











