“Nuk është e thjeshtë të bësh fushatë në listë të hapur”- Blerina Gjylameti: Puna më ka bërë të njoh shumë njerëz, besoj kam lënë emër të mirë që mund ta kthej në mbështetje për vetën time

Mar 28, 2025 | 21:22

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti, në emisionin “Log.” në News24, është shprehur se nuk është e thjeshtë të bësh fushatë duke qenë në listën e hapur të Tiranës, aq më tepër duke qenë grua.

gjylameti

Por, ajo theksoi se avantazhi e saj është se ka patur shumë detyra në PS dhe kjo e ka ndihmuar të njohë njerëz, të cilët më 11 maj sipas saj, do t’i besojnë votën për t’i përfaqësuar në Kuvend.

“Nuk është e thjeshtë të bësh fushatë. Jo vetëm si pjesë e listës së hapur, por edhe të qenit grua. Nuk ka beteja elektorale që janë të thjeshta dhe nuk është me radhë. Duhet të japësh llogari çfarë ke bërë dhe të fitosh besimin e tyre për çfarë do të bësh.

Disavantazhi është të jesh në listë të hapur dhe të punosh në të gjithë qarkun për votën individuale. Avantazhi është se kam patur disa detyra në PS. Puna më kë barë të njoh shumë njerëz dhe përveç faktit se jam mirënjohëse për mbështetjen që më kanë dhënë, besoj se kam lënë një emër të mirë që mund ta kthej në mbështetje për veten time”, tha Gjylameti.

 

© Panorama.al

Te lidhura