“Nuk do zgjidhja kurrë një vendlindje tjetër përveç Tropojës!”- Berisha: Sot qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë, argat i Vuçiçit

May 4, 2025 | 11:59

Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi nga Tropoja se “edhe 1 mijë herë, po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhte kurrë një vend tjetër përveç Tropojës.” 

berisha

Berisha tha se shkon sot në Tropojë, në një kohë kur madhështia e vendit dhe Tropojës ka bjerrur si rrallë herë në historinë e saj, dhe kur e braktisin çdo muaj djemtë dhe vajzat e saj.

“Sot, në Tiranë qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë pas Pashiqit”, tha Berisha, ndërsa shtoi se në “Tiranë qeveris një argat i Vuçiçit”.

Berisha: Edhe 1 mijë herë, po të zgjidhej vendlindja, nuk do zgjidhja kurrë një vend tjetër përveç Tropojës. Por, unë vij sot në Tropojën Madhështore, në një kohë kur madhështia e vendit dhe Tropojës ka bjerrur si rrallë herë në historinë e saj, kur këtë tokë të bekuar e braktisin çdo muaj djemtë dhe vajzat e saj.

Sot në Tropojë pasuritë e saj nuk janë të qyfterëve, taksat e tyre nuk shkojnë për rroga dhe pensione, sot vendi qeveriset nga konglomeratë, e pushtetit me krimin. Tropoja është vendi i njerëzve krenarë, atdhetar. Sot, në Tiranë qeveris një njeri që bota e ka quajtur kryeministri me i mirë i Serbisë pas Pashiqit, qeveris një argat i Vuçiçit.

Ne vejmë më një projektet të ri, që duam që këtë Madhështi e bjerrur ta kthejmë në Madhësh8te, qytetarët të jetojnë me dinjitet, pasuritë e tyre të kthene në të mira për familjen, shqiptarët të gjithë

© Panorama.al

Te lidhura