Nora Istrefi përsëri kopjon Beyoncen

May 14, 2011 | 12:38

Nuk është sekret që tashmë Nora Istrefi është fanse e madhe e Beyonces dhe ka shumë dëshirë që ta kopjojë. Gjatë gjithë paraqitjeve të saj, ajo sjell ndonjë veshje të re, të cilën më herët e ka reklamuar në mbarë botën diva e njohur Beyonce. Nga fotot të cilat po i shihni edhe ju, nuk mund të dalloni detajet që i kanë fustanet e Norës dhe Beyonces. Fustanin e kuq të cilin Beyonce e ka përdorur për një fototsesion të realizuar kohë më parë, Nora e ka përdorur gjatë pjesëmarrjes në një emision televiziv në Kosovë. Përveç detajeve të fustanit dhe ngjyrës, Nora është munduar të ngjasojë gati krejtësisht si idhulli i saj. Përveç këtij fustani, një tjetër i ngjashëm është paraqitur në trupin e të dyja këngëtareve, por kuptohet se Beyonce ka shëtitur disa muaj më herët me të njëjtin model, ndërsa Nora është munduar të sjellë një të ngjashëm në një mbrëmje, duke shijuar jetën e natës. Këto dy krijime janë vetëm disa nga ato me të cilat është shfaqur prej disa muajsh në disa forume në internet këngëtarja Nora Istrefi, krijime për të cilat kritikohet pa fund. Edhe pse ka mbaruar studimet për design dhe dëshiron të vazhdojë masterin në Milano të Italisë në të njëjtën degë, Nora ende nuk e ka gjetur veten në një stil unik, edhe pse është në skenën muzikore prej disa vitesh, duke angazhuar edhe stilist personal.

© Panorama.al

Te lidhura