“Non grata tashmë ka rënë”- Berisha shtrëngoi duart me kandidatin për kancelar të Gjermanisë, Tomor Alizoti: Kjo është një kthesë e madhe

Feb 3, 2025 | 22:40

 

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti ka komentuar takimin e kreut të PD-së,  Sali Berisha me kandidatin për kancelar në shtetin gjerman, Friedrich Merz në Kongresin e CDU-së.

alizoti berisha merz

Alizoti theksoi se tashmë non grata e Sali Berishës ka rënë, ndërsa u shpreh se takimi me Friedrich Merz është një kthesë e madhe.

Të jesh në Berlin – tha Alizoti dhe të takosh kandidatin për kancelar kjo është që të kesh të hapura dyert për Europën.

“Kjo është një kthesë e madhe. Kjo, pasi Sali Berisha mori non gratën, u arrestua dhe sot PD me kryetarin e saj Berisha, takoi në CDU kandidatin për kancelar. Vendi më i rëndësishëm në botë pas SHBA-së është Gjermania dhe në Gjermani kancelarin pritet ta ketë CDU. Në Shqipëri të gjithë thanë se Berishës nuk i jep dorën askush nga të huajt. Sot ne ishim në rreshtin e dytë të CDU-së, përpara nesh ishin të zgjedhur të njohur të CDU-së.

Në reshtin e tretë ishte Peroshenko i Ukrainës. Kryetari i PD u respektua tepër në këtë takim. Sali Berisha është një figurë e rëndësishme e Shqipërisë. Non grata tashmë ka rënë. Të jesh në Berlin dhe të takosh kandidatin për kancelar kjo është që të kesh të hapura dyert për Europën”, tha deputeti i PD në emisionin “Open” në News24.

© Panorama.al

Te lidhura