“Non grata” nga SHBA, por Vangjush Dako bën fushatë për PS-në në Durrës

Feb 6, 2022 | 17:49

Kandidatja e PS-së për bashkinë e Durrësit Emirjana Sako, duket se ka mbështetjen e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.

Vangjush Dako

Edhe pse është “non grata” nga SHBA, Vangjush Dako është përfshirë në fushatën e socialistëve, duke zhvilluar takime në njësinë administrative nr. 6.

Në këto foto të siguruara nga “Panorama” Dako shfaqet në mesin e disa mbështetësve të PS.

Kujtojmë se Dako zgjodhi që të mos kandidonte për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2019-ës, ku PS, thuajse nuk kishte asnjë parti tjetër politike përballë.

Kryemininistri Rama e justifikoi moskandidimin e Dakos si një zgjedhje personale të ish-kryebashkiakut.

Kujtojmë që përpos Dakos, “non grata” janë shpallur edhe Sali Berisha dhe Tom Doshi, ndërsa SHBA ka theksuar se lufta kundër korrupsionit është prioritet i Uashingtonit.

© Panorama.al

Te lidhura