Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, janë bërë prindër për herë të katërt gjatë fundjavës.
Megjithatë, fotografia e parë e të porsalindurit nuk u publikua nga çifti, por nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Trump ndau imazhin e foshnjës në llogarinë e tij në Truth Social, duke e prezantuar të voglin, Alec Neil, para publikut dhe duke e përshkruar si “një djalë të përkryer”.
Në fotografi, i porsalinduri shihet në një dhomë të Spitalit Ushtarak Walter Reed, i shoqëruar nga dy prej vëllezërve të tij më të mëdhenj. Në imazh nuk shfaqen as JD Vance dhe as Usha Vance, gjë që tërhoqi vëmendje, pasi personi i parë që publikoi publikisht foton e foshnjës ishte vetë presidenti i SHBA-së.
Pak më vonë u bë e ditur se Usha Vance solli në jetë djalin e tyre të dielën në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Maryland, ndërsa lajmin për lindjen e tij e konfirmoi vetë zëvendëspresidenti.
JD Vance dhe Usha Vance janë të martuar që prej vitit 2014 dhe tashmë janë prindër të katër fëmijëve. Përveç të porsalindurit Alec Neil, ata kanë edhe djalin 9-vjeçar Ewan, djalin 6-vjeçar Vivek dhe vajzën 4-vjeçare Mirabel.
© Panorama.al













