Nojer firmos 4 vjet me Bajernin, vendimi më 26 maj

May 18, 2011 | 10:38

Krerët bavarez duket se kanë fituar bastin me drejtuesit e Shalkes për kartonin e portierit Manuel Nojer. Akordi është arritur për shumën e 18 milionë eurove. Heshtja mediatike është bërë, për shkak se bavarezët nuk duan të përhapin panik në radhët e bluve gjermanë, të cilët do të zhvillojnë më 21 maj në “Olimpiashtadion” finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Duisburgut. “Transferimi i Nojerit është çështje kohe. Ramë dakord që Shalke të zhvillojë me qetësi finalen e Kupës. Jemi të bindur se Nojer do të nënshkruajë mes datave 23-26 maj” tha Rumenige.

© Panorama.al

Te lidhura