FIER- Janë identifikuar dy personat që mbetën të plagosur në ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Fier.
Dritan Yzeiri, 41 vjeç mësohet se është në gjendje të rënduar për jetën. 41- vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë. I plagosuri tjetër është identifikuar si Leonard Tole, 26 vjeç.
Të dy të plagosurit ishin kalimtarë të rastit në momentin që nga një makinë, dy persona qëlluan me armë automatike, duke lënë të vdekur shtetasin, Spartak Xhaho, 40 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në lagjen “11 Janari” në Fier.











