Mbasi bëri një bum të vërtetë mediatik deklarata e ish të dashurës së Seldit, Domit, se ajo po ndahej prej tij sepse ai kishte një lidhje homoseksuale me këngëtarin Sinan Hoxha, tani Seldi po përflitet gjithnjë e më shumë për lidhje me femrat. Së fundi kemi mësuar se Seldi ka filluar një lidhje të re dashurie, dhe ajo është vajza e një gazetari shumë të njohur nga Kosova, por që jeton në Suedi. Quhet Dafina, dhe thuhet se dy të rinjtë mund të jenë fejuar. Ja çfarë na rrëfen një njeri shumë i afërt i
Dafinës, e cila jeton në Pejë: “Dafina Zeka, një femër nga Peja, por që jeton në Stockholm të Suedisë është vajza e gazetarit Milaim Zeka. Ajo është në marrëdhënie me Seldin prej disa kohësh. Janë parë nëpër pub-e të Prishtinës, por në fillim ishte menduar se janë vetëm shokë, kurse tani ata e kanë bërë lidhjen e tyre të hapur. Këtu në Pejë e dinë të gjithë për çiftin Seldi dhe Dafina, ata po ashtu kanë publikuar edhe foto. Dafina në facebook-un e saj ka publikuar disa foto, madje në fotot që u kam dërguar, shihet Dafina me një vajzë të tezes, kurse në një foto tjetër është edhe me Seldin, nënën e saj dhe një kushërirë, gjë që do të thotë se ata janë njohur e prezantuar edhe familjarisht”, – thekson një burim i gazetës, pasi na dërgoi të gjithë informacionin bashkëngjitur edhe me foto si dëshmi për lidhjen. “Para dy muajsh, Dafina ka qenë në Shqipëri për ta vizituar Seldin, është informacion i saktë, jua them me plot bindje. Po ashtu Seldi në Kosovë ka qenë këto kohët e fundit për Dafinën”, theksoi burimi nga Peja. Me
këtë lajm, ndoshta dhe do të përmbyllen sadopak thashethemet për marrëdhënien e tij me Sinanin me të cilin shfaqeshin kudo, por ndoshta edhe do të fillojë një karrierë solo pa ndihmën e tij. Por mund edhe të mos ketë ndryshime në këtë dyshe profesionale, pasi dihet që ofertat nuk u kanë munguar, duke u bërë kështu dy nga këngëtarët më të kërkuar e më të paguar. Ky mbase është rasti tipik ku vemendja mediatike (nuk ka rëndësi se për çfarë) është konvertuar në sukses.
Reagon Adelina Tahiri: Me Seldin jemi vetëm shokë
Miqësore apo shoqërore, këngëtarja Adelina Tahiri dhe Seldi gati sa janë puthur! Kryesorja, fotoja nuk ishte montazh siç kanë zakon ta komentojnë fytyrat publike, si një justifikim që u vjen më për mbarë. Ajo ka reaguar, duke thënë se Seldin e ka shumë mik të mirë dhe se gazetarët nuk e lënë rehat sidomos për jetën private duke e ngacmuar, por që momentalisht është e lirë si zogu. “Me Seldin ishte një përqafim miqësor dhe nuk mund të ketë asgjë, por ama asgjë përveç shoqërisë”, – tregon këngëtarja Tahiri, e cila si duket është dëshpëruar pak nga shkrimet për jetën private, gjë që ka bërë që Adelina të jetë disi më e përmbajtur në daljet dhe deklaratat e saj televizive dhe në shtypin e shkruar. “Unë madje kam vendosur që kur të kem një tjetër lidhje, të mos e bëj publike dhe asnjëherë të mos e ekspozoj, por do të mundohem ta mbaj jashtë mediave, edhe pse preferoj që të dashurin tim të mos e kem fytyrë publike”, – përfundon këngëtarja e njohur Tahiri, e cila është në përgatitje të një kënge të re, të cilën do ta finalizojë edhe me videoklip.











