Një tërmet i fuqishëm godet Kinën, epiqendra në rajonin e Xinjiang, raportimet e para

Dec 4, 2025 | 15:47

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kinën ditën e sotme, ndërsa nuk raportohen të dhëna për dëme në njerëz dhe ato materiale, pasi informacioni mbetet ende i rezervuar nga autoritetet.

termeti

Lëkundjet sizmike raportohen me një magnitudë 6.0 ballë të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte rajoni Xinjiang, në veriperëndim të Kinës.

Ky rajon kufizohet me Kirgistanin. Lëkundjet u regjistruan në orën 03:44 pasdite me orën lokale kineze.

Ai kishte thellësi prej 10 kilometrash, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës (CENC).

© Panorama.al

Te lidhura