Një tërmet i fortë godet Qipron, panik dhe frikë te banorët, ja sa ishte magnituda

Nov 12, 2025 | 15:55

Një tërmet i fortë ka goditur Qipron ditën e sotme, pak orë pas lëkundjeve që tronditën vendin, por me magnitudë më të lehtë.

qipro termet

Tërmeti kishte një fuqi 5.3 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistrua diku rreth orës 15:00.

Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare, dridhja ndodhi 10 kilometra në verilindje të Pafos dhe kishte një thellësi fokale prej 14 kilometrash. Zona është e njohur për sizmicitetin e saj dhe në të kaluarën, në vitet 1950, kishte dhënë një tërmet të fortë dhe më pas pati viktima.

Tërmetet e orëve të fundit janë ndjerë fuqishëm në të gjithë Qipron dhe veçanërisht në rrethet e Pafos, Limasol dhe Nikosias.

Ato u ndjenë edhe në bregdetin e Mesdheut lindor. Në fakt, ka disa raportime në mediat sociale se ato kanë qenë me kohëzgjatje të gjatë. Deri më tani, nuk ka pasur raportime për viktima apo dëme.

© Panorama.al

Te lidhura