Një javë filma në kinemanë “Marubi”

Mar 10, 2011 | 9:57

Një përzgjedhje filmash, që datojnë prej vitit 1935, deri në vitet e fundit, do të vijnë gjatë kësaj jave në Akademinë e Filmit & Multimedias “Marubi”. Sot në orën 19:00 do të shfaqet filmi prej 92 minutash “The Informer”, i regjisorit John Ford, prodhim i vitit 1935. Nesër në mbrëmje, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri do të shfaqet filmi “Airbag”, i regjisorit Juanma Bajo Ulloa, i vitit 1997, 112 minuta, në gjuhën spanjolle. Ndërsa të shtunën, në kuadrin e Frankofonisë 2011 dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri,  do të shfaqet “Si kam festuar fundin e botës”, i regjisorit Catalin Mitulescu, prodhim i vitit 2006, 106 min. Java e filmave në “Marubi” nisi dje në mbrëmë me filmin “Le Dernier des Fous”,  i regjisorit Laurent Achard, prodhim i vitit 2007.

© Panorama.al

Te lidhura