“Një deputet i kënetës, Fideli, hajde çyryk hajde”- Kryeministri nga Maliqi: Gjysma e burrave nuk janë mirë! Thonë “Rama i ofendon”, por…

Apr 19, 2025 | 12:03

Kryeministri Edi Rama, nga Maliqi ku u takua me mbështetësit e PS-së, sulmoi kandidatin e PD-së për deputet Fidel Kreka, duke e quajtur “çyryk”.

“Më treguan një video pak më parë, një deputet këtu i kënetës një Fidel Fidel, hajde hajde, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde”, tha kreu i qeverisë.

Rama iu përgjigj edhe akuzave se ofendon burrat duke u thënë çyryk, teksa shtoi se “gjysma e burrave nuk janë mirë”.

“Më pëlqen sepse ngrihen ata deputetët dhe thonë s’jemi çyryk, por si mund ta thotë “ai që thotë nuk jam, vetëm çyryk është”, tha ai.

Kryeministri theksoi se me burrat PS ka diferencë të ngushtë me PD, që e quajti kënetë, due shtuar se mund të jenë në rregull në punën e përditshme, por nëse hyjnë tek politika janë çyrykë.

Edi Rama: Si mund të shkohet në kënetë çfarë ka atje se më treguan një video pak më parë, një deputet këtu i kënetës një Fidel Fidel, hajde hajde, hajde mendje hajde, hajde muhabete hajde, hajde çyryk hajde.

Por kur thonë Rama ofendon burrat se u thotë çyryk, e them unë po prit, unë them kështu “PS nuk mundet dot, është e kotë, sepse PS e mbështesin 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë”.

Ndërkohë që tek burrat jemi më ngushtë në diferencë me kënetën sepse gjysma e burrave nuk janë mirë, mund të jenë në rregull në punën e përditshme, dalin shkojnë, ja ai i farmacisë atje më duket se është i PD-së, shet ilaçet, është në rregull, por po hyri tek politika është çyryk ai nuk sheh, nuk kupton. Do kënetën ai është çyryk, më pëlqen sepse ngrihen ata deputetët dhe thonë s’jemi çyryk, por si mund ta thotë “ai që thotë nuk jam, vetëm çyryk është”.

© Panorama.al

Te lidhura