Botërori 2026 nis sot fazën me eliminim direkt të turneut, me 16 sfida të cilat pritet të ngushtojnë më shumë numrin e pjesëmarrësve në luftën drejt trofeut. Dhe do të jetë fazë e rrallë me eliminim direkt, pasi pjesa më e madhe e skuadrave nuk janë ndeshur kurrë në Botëror.

Nga 16 sfidat që luhen në këtë fazë, vetëm në 5 prej tyre ka precedentë, pasi përballjet e tjera nuk kanë rezultuar asnjëherë më parë në Kupën e Botës, si në fazën në grupe, ashtu edhe në atë me eliminim direkt.
Brazil-Japoni (4-1 për Brazilin në vitin 2006), Gjermani-Paraguai (1-0 për Gjermaninë në vitin 2002), Holandë-Marok (2-1 për Holandën në vitin 1994), Meksikë-Ekuador (2-1 për Meksikën në vitin 2002) dhe Spanjë-Austri (2-1 për Austrinë në vitin 1978) janë të vetmet përballje ku skuadrat janë ndeshur më parë në Kupat e Botës. Ndaj shumë prej sfidave që do të shohim në këtë fazë e ndoshta edhe në vijim, do të jenë risi absolute për turneun në fjalë.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











