Një “Google search” për trurin, zbulohet si të lexohet mendja

Dec 27, 2011 | 12:26

Shkencëtarët më në fund ia arritën të lexonin mendjen e njeriut. Kërkimet në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos, kanë zhvilluar një teknikë të kujtuar “leximi i trurit”, që përdor të kaluarën për të gjetur karakteristikat njohëse të së ardhmes dhe procesin e mendimit. Studimi, i drejtuar nga shkencëtarja Ariana Anderson, në laboratorin “Integrative Neuroimaging Technology”, u performua te duhanpirësit që kishin dëshirë për nikotinë. Valët e trurit u regjistruan nëpërmjet një makinerie, dhe një kompjuter përdori një metodë bazë në proceset “Markov”, duke u lejuar shkencëtarëve të parashikonin sjelljet njohëse njëlloj si parashikon “Google” termat që do të kërkosh apo një telefon fjalën që dëshiron të shkruash përpara se ta përfundosh atë. “Në thelb, algoritmi ishte i aftë të plotësonte apo parashikonte gjendjen mendore të subjekteve dhe proceset e mendimit”, thanë shkencëtarët.

© Panorama.al

Te lidhura