TIRANË- Keshilli i Legjislacionit ka vendosur me shumice votash qe mbledhja e ardhshme per nismen e PS-se per reformen ne drejtesi te mbahet pas dy javesh.
Kohe, qe per perfaqesuesit e shumices do te nevojitet per shqyrtimin e paketes se propozuar nga socialistet.
Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj ne nisje te mbledhjes ka bërë me dije programin e punës për këtë paketë amendamentesh, duke i dorëzuar kërkesën kryeparlamentares.
Ai ka kërkuar brenda datës 15 zhvillimin e seancave dëgjimore, më tej shqyrtimin nen për nen dhe miratimin në seancë brenda datës 30 shtator.
“Ne nuk duam qe ky te jete nje diskutim politik, por pjese e nje diskutimi te gjere te detajuar me pyetje dhe pergjigje, ne jemi te hapur per cdo lloj propozimi, diskutimi apo ndryshimi qe do te ofrohet nga ana juaj. “- ka thene relatori i PS, deputeti Pandeli Majko.
Pas fjales se shkurtre te Majkos, kreu i komisionit te Ligjeve, deputeti demokrat Ilir Rusmali, ka kerkuar kohe te mjaftueshme per shqyrtimin me seriozitet te nismes se PS-se.
“Dua që ta kem diskutimin sa më profesional, nuk i futem thelbit të cështjes, prisja prezantim të thelluar e profesional e krahasues. Ne duam kohë racionale, të mund t’i lexojmë me seriozitet, t’i vlerësojmë e të japim një gjykim profesional”- tha ai.
Ne perfundim te mbledhjes, Majko ka reaguar per qendrimin e mbajtur nga shumica duke e quajtur ate nje papergjegjshmeri dhe kohen e kerkuar te pajustifikuar.
© Panorama.al











