Nishani: Kontaktet me PS-në, në Parlament

Jun 12, 2012 | 13:48
Bujar Nishani

TIRANË- Bujar Nishani, presidenti i zgjedhur vetem nje dite me pare, duke u deklaruar per bashkepunim me PS si forca e dyte ne parlament ka deklaruar se kontakti me te do te jete ne Kuvend.

“Do të doja edhe votën e opozitës në procesin e zgjedhjes, por ajo ka ushtruar të drejtën e sovranitetit të saj”, tha Nishani, ne nje pronocnim per mediat, pas takimit te fundit te realizuar ne mesdite me stafin e Ministrise se Brenshme.

Ai ka theksuar se nuk ka nevojë për takime zyrtare me opoziten para se të marre detyrën. “PS është forca e dytë në parlament, kontakti me ta do të jetë në Kuvend, ditën e betimit dhe më pas kontaktet do të jenë krejt normale”- tha ai, duke shtuar se ka marre edhe urime nga deputete te opozites per zgjedhjen si i pari i shtetit.

Takimi me ish stafin

Nishani ka zhvilluar sot një takim të fundit me stafin e administratës së Ministrisë së Brendshme me të cilën punoi për jo pak kohë.

Në fjalën e tij para punonjësve, Nishani ka bërë një bilanc të shkurtër të punës, sipas tij tejet pozitive dhe me shumë arritje.

“Dua t;u shpreh falënderim për përkushtimin në pozicionet tuaja, për nivelin e lartë të profesionalizmit që keni treguar dhe një falënderim për të gjithë atë që ju keni kontribuar për këtë ministri, për këtë shoqëri. Personalisht kam qenë i privilegjuar të punuar me të gjithë ju, ka qenë një kohë jo e paktë me një rikthim madje në këtë institucion dhe ne sot kemi të drejtën të jemi krenarë për shumë cka jemi përpjekur, kemi bërë dhe kontribuar”- tha Nishani.

Ai ka vlerësuar bashkëpunëtorët për profesionalizmin, me të cilin u sollën shumë risi në infrastrukturën zgjedhore, duke vecuar regjistrin elektronik të gjendjes civile, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat dixhitale, që ishin kontribuues direkt në arritjen për lëvizjen e lirë.

© Panorama.al

Te lidhura