
TIRANE– Presidenti i vendit, Bujar Nishani ka kerkuar nga gjykatesit profesinalizem dhe pune te perkushtuar per drejtesine.
Mesazhi eshte dhene gjate fjales se tij ne mbledhjen e Këshillit te Lartë te Drejtësisë u mblodh sot për herë të parë nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani.
“Nga kjo mbledhje dua të dërgoj këtë mesazh se ky do jetë një parim i patjetërsueshëm. Kam bindjen e palëkundur se në sistemin tonë gjyqësor ka një shumicë gjykatësish profesionalistë dhe me integritet, qytetarë të ndershëm të këtij vendi që e duan emrin e mirë dhe besojnë në vlerat e trashëgimisë. Ne kemi një detyrë dhe një mundësi. Ta bëjmë këtë model dominues të këtij sistemi. Ne cdo ditë, asnjëherë nuk duhet të harrojmë që në themel të sistemit janë vetë njerëzit, janë gjykatësit që i kthejnë ligjet parimet procedurat në një mekanizëm që vepron. Dua të kujtoj këtu një shembull pozitiv që kemi në sistemin tonë gjyqësor”- tha Nishani.
Sipas tij, KLD do te ndjeke me seriozitet cdo adresim dhe pas verifikimeve ligjore të japë përgjigje për cfarë është konkluduar.
“Jam i bindur se KLD me kapacitetet dhe eksperiencën pozitive që ka, dhe pjekurinë profesionale që ka do dinë ti adresojnë qytetarëve tanë ato pritshmëri që sistemi jonë ka për të nxitur modelet pozitive dhe për të denoncuar dhe penalizuar ashpër të gjitha rastet negative që cënojnë parimet e sistemit”- theksoi Nishani.
Ai premtoi politike pagash me te mire per gjyqtaret dhe ndeshkim per te korruptuarit.
“Ata që e shikojnë pushtetin gjyqësor si pasuri, gjithmonë do kenë presidentin pas si një kundërshtar të ashpër”- tha Nishani, duke shtuar se praktikat në shkelje të hapur të ligjit të bëhen publike dhe të gjithë ata gjykatës që ia mohojnë drejtësinë qytetarit do ndiqen penalisht.
© Panorama.al











