TIRANE- Ministri i brendshëm, Bujar Nishani i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj kanë zhvilluar një vizitë blitz të forcat e policisë të vendosuar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Vetëm pak minuta pasi deputetët socialistë dhe simpatizantë të opozitës janë larguar nga zona para KQZ-së, Nishani ka qëndruar për disa minuta me efektivët e policisë.
Prej më shumë se dy ditësh forcat e policisë janë vënë në ruajtje të institucionit të KQZ-së, pas tentativave të deputetëve të PS-së për të hyrë dhe për të marrë pjesë në mbledhjet e KQZ-së.











