Nis zyrtarisht procesi i përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, ministri Hoxha: Gjendja Civile ka publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, ja sa qytetarë e gëzojnë të drejtën e votës

Jan 6, 2025 | 16:48

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, deklaroi sot se ka nisur zyrtarisht procesi i përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025.

ervin hoxha

Gjendja Civile, tha ai, ka publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe standardet e Kodit Zgjedhor.

Sipas të dhënave, të drejtën e votës e gëzojnë 3721116 shtetas shqiptarë.

“Ministria e Brendshme ka nisur zyrtarisht procesi i përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025. Gjendja Civile ka publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, në përputhje të plotë me përcaktimet ligjore dhe standardet e Kodit Zgjedhor.

Sipas të dhënave, të drejtën e votës e gëzojnë 3721116 shtetas shqiptarë, ndër ta 50% janë të gjinisë meshkuj, 49.5% janë femra. Të pa përfshirë në listë deri në këtë moment janë 4356 shtetas, të cikët janë mbi 100 vjeç që mbushin apo do të mbushin deri në 11 maj. Për të siguruar të drejtën e votës këta qytetarë duhet të paraqiten para gjendjes civile për tu përfshirë në listë”, tha Hoxha.

Gjithashtu ministri i Brendshëm deklaroi se nga data 11 janar nis procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Shqipërisë. Regjistrimi do të bëhet përmes platformës elektronike që mund të kryhet përmes aplikacionit të KQZ.

© Panorama.al

Te lidhura