Nisja e sesionit të ri parlamentar, deputetët nderojnë Himnin Kombëtar në këmbë. Spiropali: Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që e detyron Kushtetuta

Sep 2, 2024 | 17:10

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur punimet e sesionit të VII të legjislaturës së X. Kryparlamentarja Elisa Spiropali uroi sesion të suksesshëm dhe u kërkoi kolegëve të ngriheshin në këmbë për të respektuar himin kombëtar.

kuvendi

Spiropali u shpreh se Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që e detyron Kushtetuta.

“Të nderuar kolegë deputetë, sot hapin sesionin e shtatë të legjislaturës së dhjetë dhe me rastin e hapjes, uroj të kemi një sesion sa më të suksesshëm. Ftoj të gjithë kolegët deputetë të ngrihen në këmbë për të respektuar himin kombëtar.

Sot në rend të ditës kemi hapjen e punimeve të

Në këtë ditë të hapjes, President i Republikës, Bajram Begaj, ka dërguar një mesazh që është bërë publick dhe u është vënë në dispozicion deputetëve. E falënderojmë presidentin për mesazhin dhe e garantojmë se Kuvendi do ta kryejë detyrën në lartësinë që i detyron Kushtetuta”, tha Spiropali.

© Panorama.al

Te lidhura