Basha: Gëzim i ligjshëm, fitore e ndershme

Jul 8, 2011 | 20:46

 

TIRANE- “Eshtë një gëzim i ligjshëm, sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, të ndershme një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetare të Tiranës” Kështu u shpreh fituesi i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ne fjalen e tij te pare si fitues.

Mbështetës të shumtë të Partisë Demokratike e kanë pritur atë në selinë blu, për të festuar fitoren, pas vendimit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor.

Basha falenderoi “qytetarët e Tiranës që besuan në shumicë, në programin e tij, në projektin për Tiranën evropiane, në seriozitetin për ta vënë në jetë këtë sipermarrje të madhe, që Tirana ka kohë që e pret.”

“Tirana jonë na bëri ne, që ne ta nxjerrim nga udhëkryqy hallëmadh ku një lloj politike konfliktuale e kishte pushtuar prej kohësh”- tha Basha.

Punën do ta vazhdoj me pasion të madh, dhe do të vazhdoj të dëgjoj gjithmonë zërin e qytetarëve të Tiranës, tha ai.

Ai i ftoi te gjithe qytetaret  per bashkim me qellim punen per  te ardhmen e qytetit.

“Do te mundohem me mish e me shpirt te mbaj te gjitha premtimet e bera gjate fushates”- tha Basha.

Kolegji Zgjedhor rrezoi sot paradite kerkese padine e Partise Socialiste per shpalljen te pavlefshëm te vendimit te KQZ-së, me te cilin fitues i gares per Tiranen u shpall kandidati demokrat Lulzim Basha me 93 vota ne avantazh.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura