Nikoliç kërkon dialog në nivel kryeministrash

Jun 15, 2012 | 14:06

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Bruksel, ku u takua me kryediplomaten europiane Katerin Ashton, ka deklaruar se “nuk mendon aspak se ekziston ndonjë e ardhme më e mirë për Serbisë, pos anëtarësimit në BE”. Në një konferencë për gazetarë në Bruksel, ai theksoi se “Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, nëse kjo varet nga unë”. Presidenti radikal serb i ka propozuar baroneshës Ashton rritjen e nivelit të diskutimeve në të ardhmen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se ekipi serb duhej të udhëhiqej nga Kryeministri i Serbisë. Nikolic e cilësoi shumë të dobishëm dhe të suksesshëm takimin me Ashtonin dhe tha se “jemi marrë vesh që të bashkëpunojmë në mënyrë intensive lidhur me zgjidhjen e problemit të Kosovës, për të siguruar paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët, veçanërisht për ata në Veri të Kosovës, ku duhet të pengohet çfarëdo aksioni i njëanshëm nga secila anë”.

© Panorama.al

Te lidhura