Nigeri, radikalët sulmojnë kishat, dhjetëra të vdekur

Dec 26, 2011 | 11:26
Nga shpërthimet në Nigeri

Islamikët radikalë kanë kryer disa sulme shpërthyese në kishat e  Nigerisë gjatë ditës së Krishtlindjeve, duke shkaktuar dhjetëra viktima mes besimtarëve. Edhe shifrat zyrtare deri tani flasin për rreth 39 të vdekur, bilanci i viktimave pritet të shkojë në mbi 100, pasi shumë të plagosur janë në gjendje të rëndë, sipas përfaqësuesve të organizatave për të drejtat e njeriut. Shpërthimet kanë ndodhur në disa pjesë të Nigerisë, përfshirë edhe kryeqytetin Abuxha. Besohet se grupi radikal “Boko Haram”, për të cilin u fol pak javë më parë edhe në Kongresin Amerikan, thuhet se po krijon lidhje të forta me “Al-Kaedën” dhe degëzimet e saj në disa zona të tjera të Afrikës. Në një raport të Kongresit, thuhej se Uashingtoni duhet të punojë për të fuqizuar marrëdhëniet me shërbimet e fshehta nigeriane.

© Panorama.al

Te lidhura