Në Nigeri janë arrestuar dje 158 anëtarë të dyshimtë të lëvizjes islamike “Boko Haram”, një organizatë e cila mori përgjegjësinë për sulmet e fundit me bomba, që kanë shkaktuar vdekjen e më shumë se 180 personave. “Boko Haram” synon të rrëzojë qeverinë e ligjshme nigeriane, për të vendosur ligjin islamik në vend. Gjatë operacionit të policisë, dy anëtarë të organizatës mbetën të vdekur, gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri, lajmëruan burimet policore. Sipas “Amnesty International”, sulmet e kësaj lëvizjeje militante të lidhur me Al Kaedën i morën jetën mbi 500 personave gjatë vitit 2011, ndërsa vërehet me shqetësim zgjerimi i aktiviteteve të organizatës.











