Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjitha anijet 30 ditë pas marrëveshjes SHBA-Iran, në fillim Teherani do kryejë çminimin

May 25, 2026 | 20:37

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po diskutojnë një plan për të hapur Ngushticën e Hormuzit rreth 30 ditë pasi arritën një marrëveshje për t’i dhënë fund armiqësive, raporton gazeta japoneze ‘Nikkei’, duke cituar një burim diplomatik nga Lindja e Mesme.

ngushtica e hormuzit

Pas marrëveshjes, Irani do të vazhdojë me çminimin e Ngushticës brenda 30 ditëve.

Pasi të përfundojë kjo fazë, anijet nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të lundrojnë lirisht dhe në mënyrë të sigurt dhe Teherani do të ndalojë së mbledhuri taksa, shtoi gazeta financiare.

Armëpushimi i arritur në fillim të prillit do të zgjatet për 60 ditë dhe gjatë kësaj kohe plani është të zhvillohen bisedime mbi programin bërthamor të Iranit, sipas raportit.

© Panorama.al

Te lidhura