Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, së bashku me kandidatët e opozitës në këtë qark, është takuar me banorët e Rrilës, duke thënë se misioni i tyre është të sjellin ndryshimin që Shqipëria meriton.

Ai përmendi edhe ngjarjen në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona nga të shtënat me armë zjarri, duke thënë se është alarm për pasigurinë e jetës.
Ndër të tjera ai u shpreh se është koha për t’i thënë ndal rilindjes së dështuar dhe për të votuar PD, që sipas ti ofron premtime dhe zgjidhje reale.
Postimi i Gjekmarkajt:
Rrila voton PD
Të dashur miq, jemi këtu për një mision të madh: të sjellim ndryshimin që Shqipëria meriton! Prania juaj është prova më e fortë se Partia Demokratike ka besimin, energjinë dhe njerëzit e duhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Ne nuk ofrojmë premtime pa bazë, ofrojmë zgjidhje reale për pensionistët, arsimtarët, mjekët dhe çdo qytetar që është ndjerë i harruar.
Ngjarja kriminale sot në Laç, me pesë të plagosur, është alarm për të gjithë: krimi dhe pasiguria po mbysin vendin. Është koha për t’i thënë ndal rilindjes së dështuar!
Bashkë ndërtojmë një Lezhë të ndershme, një Shqipëri të drejtë dhe të fortë!
Me 11 Maj, e bëjmë Lezhën dhe Shqipërinë Madhështore ✌️??
© Panorama.al











