Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka hapur sot bursën NASDAQ në New York, duke i rënë kambanës simbolike që nënkupton fillimin e një dite të re në treg.
Paraprakisht, Thaçi u prezantua nga zyrtarë të kësaj burse si Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës, dhe një nga themeluesit e UÇK-së.
Thaçi, ndërkaq, falënderoi NASDAQ për mundësinë, dhe tha se Kosova si shtet i ri është i hapur për investimet e huaja.
Një ditë më parë, bursa u hap simbolikisht nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. (Express)
© Panorama.al











