Nevoja që Izraeli të fitojë autonomi të plotë në prodhimin e sistemeve të armëve dhe të zvogëlojë varësinë e tij nga Shtetet e Bashkuara u theksua nga kryeministri Benjamin Netanyahu në deklaratat para oficerëve rezervistë në Bregun Perëndimor, mes tensioneve në rritje me Iranin dhe aleatët e tij.
Duke folur në një takim me rezervistët në Gush Etzion, Netanyahu tha se Izraeli duhet të zhvillojë kapacitetin e vet të prodhimit të pavarur të armëve.
“E vlerësoj thellësisht mbështetjen që kemi marrë dhe që kam siguruar gjatë viteve nga miqtë tanë amerikanë. Por sot them ne kemi nevojë për sistemin tonë të pavarur të prodhimit të armëve. Ne duhet të prodhojmë sistemet tona të armëve”, tha ai.
Kryeministri izraelit shtoi se vendi është në një konfrontim të vazhdueshëm me Iranin dhe aleatët e tij, duke vënë në dukje se forca e shtetit do të përcaktojë pozicionin e tij në të ardhmen.
“Ne po përballemi me Iranin dhe përfaqësuesit e tij. I kemi goditur fort. Nuk ka mbaruar ende, por varet nga forca jonë. Se ku do të jemi pas 30 vjetësh varet nga forca jonë “, shtoi ai.
© Panorama.al












