Netanyahu paralajmëron Iranin se do të përgjigjet nëse Izraeli sulmohet: Jemi të përgatitur për çdo situatë, do paguani çmim të lartë!

Jul 14, 2026 | 16:55

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot udhëheqjen e Iranit se vendi i tij do të kundërpërgjigjej nëse sulmohej, ndërsa sulmet SHBA-Iran rifilluan me intensitet të paparë pas një armëpushimi në prill.

netanyahu

“U them udhëheqësve iranianë: mos prisni të qetësoheni nëse na sulmoni, koha kur mund të na godisnit pa u përgjigjur ne me vendosmëri ka mbaruar”, tha Netanyahu.

“Jemi të përgatitur për çdo eventualitet”, tha ai më parë në një konferencë për shtyp në qytetin e Dimonës.

Madje e siguroi Teheranin se do të paguante çmim të lartë nëse sulmonte Izraelin.

“Ditët kur dikush mund të na sulmonte pa paguar një çmim të lartë kanë mbaruar”, tha kryeministri izraelit.

Në fund kryeministri izraelit shtoi se:

“Ne e kemi vërtetuar këtë duke u përballur me boshtin iranian të së keqes dhe do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri kundër kujtdo që na dëmton. Kështu kemi vepruar dhe kështu do të vazhdojmë të veprojmë”.

© Panorama.al

Te lidhura