Masimiliano Alegri është prezantuar si trajneri i ri i Napolit. Ish-trajneri i Milanit ka falenderuar bashkëpunëtorët e sezonit të kaluar, ndërsa kujtojmë se Igli Tare ishte një prej tyre. Sa i përket pronari Xherri Kardinale, nuk i komentoi deklaratat që dukeshin thumbuese nga ana e tij.

“Nuk bëhet fjalë për hakmarrje. Ka sezone që përfundojnë në një mënyrë të caktuar. Më vjen keq për mënyrën se si përfundoi sezoni i kaluar. Dua të shfrytëzoj rastin për të falënderuar të gjithë ata që bashkëpunuan me mua te Milani. Ishte një sezon intensiv. Të fitosh ose të arrish objektivat nuk është aspak e lehtë, ndaj e nisim këtë sezon duke e ditur se asgjë nuk është e garantuar, pavarësisht sukseseve të viteve të fundit. Nesër nis një sezon i ri”, u shpreh Alegri fillimisht.
Kardinale, kur prezantoi Amorimin tha: “Kemi një trajner që luan për të fituar dhe jo për të mos humbur”. A nuk ju duket kjo mungesë respekti?
“Nuk komentoj në asnjë mënyrë fjalët e pronarëve. E përsëris, mund vetëm të falënderoj ata që më mbështetën gjatë gjithë vitit. Sigurisht, na vjen keq që nuk arritëm objektivin, por tani nis një sezon i ri, i bukur për t’u jetuar. Kemi përpara tri kompeticione dhe e nisim me entuziazëm të madh”.
Gjithmonë ka debat mes futbollit spektakolar dhe filozofisë së “fitores minimale”. Çfarë Napoli do të shohim?
“Futbolli është çështje opinionesh. Të gjithë flasin për të. Është sporti më i bukur në botë dhe është i paparashikueshëm. Flitet për skemat dhe sistemet e lojës, por ne kemi një skuadër të rëndësishme, shumë cilësore, që ka arritur suksese në vitet e fundit. Është e rëndësishme të vazhdojmë punën e bërë. Kam lojtarë që mund të luajnë në disa sisteme të ndryshme. Gjëja më e rëndësishme është të kemi entuziazëm dhe dëshirë për të arritur objektivat përmes sakrificës dhe punës. Besoj, siç e kam thënë, se po trashëgoj një skuadër që i zotëron këto cilësi”.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











