Dua Lipa mbështeti protestën në Shqipëri, Demokratët Europianë: Edi Rama nuk e injoron dot më atë që kërkon populli! Këngëtarja i dha dukshmëri globale pyetjes kush përfiton pas projekteve luksoze

Jul 14, 2026 | 15:46

Demokratët Europianë kanë reaguar pasi këngëtarja me famë botërore Dua Lipa shprehu mbështetje për protestën kundër projektit në Zvërnec dhe revolucionit të flamingove, duke thënë se mesazhi i saj i ka dhënë jehonë ndërkombëtare debatit për mbrojtjen e natyrës në Shqipëri.

dua lipa protesta

Në reagimin e tyre, ata theksojnë se Dua Lipa ka ngritur një pyetje që, sipas tyre, çdo demokraci duhet t’i përgjigjet: “Kush përfiton në të vërtetë?”

Sipas Demokratëve Europianë, fjalët e artistes sfidojnë narrativën që shoqëron projektet luksoze të mbështetura nga interesa të fuqishme dhe rikthejnë në qendër të vëmendjes nevojën për transparencë dhe konsultim publik.


Postimi i Demokratëve Europianë:

Kur #DuaLipa flet për #RevolucioninFlamingo në #Shqipëri, ajo i jep jehonë ndërkombëtare një pyetjeje që çdo demokraci duhet t’i përgjigjet: kush përfiton në të vërtetë? Fjalët e saj depërtojnë përtej shkëlqimit që rrethon një projekt luksoz të mbështetur nga interesa të fuqishme. Mbrojtja e natyrës nuk mund të varet nga ndryshimi i ligjeve pas dyerve të mbyllura, pa konsultim publik. Le t’i përhapim këto fjalë: Edi Rama nuk mund të përballojë më të injorojë atë që kërkon populli shqiptar.

© Panorama.al

Te lidhura