Një katastrofë ekologjike është regjistruar në rezervuarin e fshatit Gjinikas, në Bashkinë e Maliqit.
Mijëra peshq të ngordhur kanë mbuluar një sipërfaqe të cekët ujore, ndërsa shkak duket se është bërë thatësira dhe temperaturat e larta.
Sipas banorëve, kjo situatë është e përsëritur dhe lidhet me hapjen e portave të HEC-it dhe menaxhimin e burimeve ujore, ndërsa ende nuk ka një sqarim zyrtar nga institucionet në lidhje me këtë rast.
© Panorama.al















